Një 56-vjeçar shqiptar, i cili u kap duke drejtuar një kamion me 43 kg kokainë në Itali në vitin 2020, u dënua me 12 vite burg.

Vendimi i trupit gjykues erdhi mëngjesin e 28 shtatorit. Shqiptari akuzohej se e kishte transportuar ngarkesën “e çmuar” nga Belgjika në Piacenza, duke kaluar përmes Suzës ku u kontrollua për herë të parë (kamioni mbahej nën kontroll).

Së bashku me të, akuzohet edhe një shqiptar tjetër, i cili është dënuar më herët me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Avokati i 56-vjeçarit shqiptar tha se do ta apelojnë vendimin.