Policia ka arrestuar një të ri nga Dibra, pasi është kapur duke tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetasit S. K, në lagjen nr.13.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Plazhit arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 32 vjeç, banues në Peshkopi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetasit S. K.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





