Policia ka arrestuar në flagrancë një 60-vjeçar në Memaliaj pasi u kap duke kultivuar fidanë kanabisi.
Nga burimet zyrtare mësohet se u procedua penalisht edhe kryeplaku i fshatit për shpërdorim detyre.
NJOFTIMI I POLICISË
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.
Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u arrestua në flagrancë shtetasi:
S.M., 60 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Memaliaj, pasi:
Në afërsi të fshatit Kamçisht në një përrua, u kap në flagrancë duke kultivuar disa fidanë kanabis.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K.M., me detyrë kryeplak i fshatit Kamçisht, Memaliaj, për veprën penale "Shpërdorim detyre".
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.U kap duke kultiv





