Është arrestuar sot B.S., person zyrtar në Komunën e Mitrovicës së Jugut pasi është zënë duke marrë ryshfet në flagrancë nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një grandi që lidhet me riatdhesimin.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi ndodhi në rrugën “Isa Boletini”, ryshfeti në fjalë ishte në vlerë të 200 eurove

“Hetimi për rastin është zhvilluar me aplikim të masave të fshehta hetimore dhe për zhvillimin e operacionit, policia ka pasur urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës – Departamenti për Krime të Renda”.

“Lidhur me këtë është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’, është njoftuar prokurori i çështjes, i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orë”, thuhet në njoftim.