Policia italiane kapi në flagrancë një 28-vjeçar shqiptar duke shitur drogë në lagjen Don Bosco të Bolzanos. Pas kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi kokaine.

Sipas një njoftimi për shtyp nga komisariati, oficerët panë një burrë duke i dorëzuar disa pako me kokainë një blerësi në rrugën Buozzi mëngjesin e së shtunës.

Më pas i dyshuari raportohet se ka tentuar të arratiset dhe të hedhë çelësat e banesës së tij, të cilat u gjetën nga policia, e cila më pas i përdori për të hyrë në shtëpinë e të dyshuarit.

28-vjeçari, i cili kishte marrë statusin e azilantit, por nuk ka një leje qëndrimi të vlefshme u vendos në paraburgim për trafik dhe posedim droge, ndërsa gjykata vendosi që ai të dëbohet nga Italia.