Një 26-vjeçar nga Shijaku ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur duke vjedhur materiale ndërtimi në një dyqan.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin S. L., 26 vjeç, banues në Shijak, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, gjatë tentativës për të vjedhur materiale ndërtimi në një dyqan.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.