Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke vjedhur në një nga ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 39 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur në një objekt të dëmtuar nga tërmeti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.