Një 38-vjeçar, ka rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë banesën e një shtetasi tjetër.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A,G.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, u kap nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.