Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin L. D., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi të paligjshme.
Komisariati i Policisë Kavajë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin Th. K., 69 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi të paligjshme.