Policia ka arrestuar një 47-vjeçar në Shijak, pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin D. R., 47 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.