Një 23-vjeçar në Durrës është arrestuar në flagrancë nga policia teksa tentonte të vidhte në një mjet furgon që ishte i parkuar në terminalin e portit.
Nga burimet zyrtare mësohet se i riu është autor i një tjetër vjedhjeje në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 23 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u arrestua pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një mjet furgon i cili ishte i parkuar në terminalin e Portit. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një karrocë shtetasit K. Sh., në lagjen nr.4, Durrës.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtjeshme.





