Gjykata ka vendosur të heqë masën e arrestit me burg ndaj efektivit të RENEA-s Altin Morina i cili u arrestuar pasi u kap me një shumë të madhe parash në makinë.
Efektivi i RENEA-s u la në detyrim paraqitje.
Bëhet me dije se zbutja e masës nga arrest me burg në detyrim paraqitje u bë 3 ditë më parë, pasi është pyetur biznesmeni që Morina pretendoi se i dha paratë, i cili e ka vërtetuar deklaratën e efektivit.
Kujtojmë se Altin Morina u kap me 113 mijë euro në makinë dhe 80 paund teksa po vinte nga Elbasani.
Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria fillimisht ishin “Shpërdorim Detyre”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje të ardhurash”, ndërsa Morina deklaroi pas arrestimit se paratë i mori vet 30 minuta më parë nga biznesmeni. Ai ka treguar edhe emrin e biznesmenit që sipas tij i ka marrë paratë për problemet e tij personale. Bëhet fjalë për një biznesmen ndërtimi.
Bashkë me sasinë prej 113 mijë eurove Morinës iu gjetën në makinë edhe 4 aparate celularë, të cilët u sekuestruan.