Një shtetas shqiptar dhe një italian janë arrestuar këtë të premte në Itali pasi iu gjetën rreth 130 kg drogë.

Autoritetet italiane kanë bërë me dije se në garazhin e banesës në Firence ku jetonin dy të arrestuarit, janë kanë gjetur rreth 20 kilogramë kokainë dhe mbi 110 kilogramë marijuanë.

Sipas policisë, aktivitetit i paligjshëm u zbulua nga një kontroll rutinë i karabinierëve të Firences.  Efektivët kanë sekuestruar gjithashtu edhe 3,5 kilogramë MDMA dhe amfetaminë, 60,50 tableta ekstazie dhe 20 shishe vaj kanabisi.

Brenda depos u gjend edhe material për paketimin e drogës, që më pas do të shitej në treg. Shqiptari dhe italiani janë dërguar në paraburgim në Firence ku do të presin vendimin nga Gjykata.