Një kapje spektakolare është bërë nga policia në veri të Nigerit.
Në kamionin zyrtar të kryebashkiakut lokal u kapën dhe sekuestruan më shumë se 200 kg kokainë që arrijnë në vlerën 8.7 milionë dollarë.
Kryebashkiaku dhe shoferi i tij, të cilët ishin në automjet u vunë në pranga teksa po kalonte në një pikë kontrolli në rrugën që shkonte në veri nga qendra tregtare në Agadez të dielën, raporton CNN.
Një deklaratë nga Zyra Qendrore e Nigerit konfirmoi se kishte pasur një sekuestrim rekord prej më shumë se 200 kg kokainë në Agadez, por nuk dha detaje.
Afrika Perëndimore është kthyer në një rrugë të rëndësishme tranziti për drogat e Amerikës Latine drejt Evropës.
Në tetor në Senegal u sekuestruan më shumë se dy ton kokainë e pastër nga një anije në portin e saj.





