Është shtyrë për një moment të pacaktuar seanca gjyqësore për 40-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut, Nazif Ajrofskin, i cili ishte shofer i kamionit ku u kap 324 kg kokainë në portin e Durrësit.

Shkak i moszhvillimit të seancës për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë është bërë mungesa e një përkthyesi zyrtar.

Në kamionin që drejtohej nga Ajroski u gjetën të fshehura dhe sekuestruan të premten e kaluar 324 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Kamioni kishte hyrë transit nga Maqedonia e Veriut dhe u kap në Portin e Durrësit.

Nëse do të dilte në treg, sasia e drogës do të kapte vlerën e të paktën 22 milionë eurove. Kamioni synonte të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona, me destinacion portin e Genovas.