Policia italiane ka arrestuar në Perugia një shtetas shqiptar, me precedent penal, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.
Ai është arrestuar teksa po udhëtonte me mjetin e tij. Nga kontrolli personal dhe në mjeti i janë gjetur 586 doza kokainë me një peshë totale prej 310 gramë, një shumë prej 9200 eurosh cash që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti dhe materiali i trafikut të drogës
44-vjeçari në përfundim të formaliteteve është shpallur i arrestuar për veprën e lartpërmendur dhe me urdhër të Autoritetit Gjyqësor është shoqëruar në burgun Perugia Capanne.