Një shqiptar është dënuar me 7 vite burg në Britani pasi u kap me pistoletë, e cilësuar si “vdekjeprurëse” nga oficerët britanikë.
21-vjeçar me emrin Klejdi Kazani, e fshehu armën poshtë sediljes së pasagjerit teksa mundohej të shkonte në pjesën e pasme.
Por ai nuk e dinte që makina po ndiqej nga policia. Kazani u mundua të arratisej, por i ra një paketë cigare në të cilën kishte fshehur plumbat e modifikuara të pistoletës. Ai arrestua së bashku me shoferin. Ky i fundit vijon të jetë ende nën hetim nga autoritetet britanike.
Kazani u deklarua fajtor për mbajtjen e një arme zjarri dhe municioni. Për pasojë u burgos me shtatë vjet burg në Gjykatën e Luton Crown.





