Kjo është foto e 36-vjeçarit Antonio Leka, i cili u arrestua pasditen e sotme në Lezhë me arsenal armësh. 36-vjeçari me plis në kokë dhe arma kallashnikov mbi bagazhin e automjetit tip “Audi A8” ngjyrë e bardhë.

Kjo foto është bërë para arrestimit nga policia të Antonio Lekës. Aty ai ndodhet në një servis, së bashku me vëllanë e tij. Në një moment ai ka nxjerrë mbi bagazhin e “Audi”-t armën e zjarrit duke e ekspozuar. Vëllai i tij nuk ka mundur ta bindë që të dorëzojë armën. Pasi Antonio Leka u largua prej andej, vëllai i tij sinjalizoi menjëherë policinë se 36-vjeçari ishte i armatosur dhe mund të kryente ngjarje kriminale.