Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet greke pasi u kap me drogë. I riu u arrestua pasditen e së martës gjatë një operacioni të koordinuar nga policia në Selanik.

Gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia gjeti 10 pako me kokainë me një peshë totale 64.2 gram dhe dy peshore elektronike si edhe shtatë fishekë pistolete të kalibrit 9 milimetra. Të riut i është konfiskuar celulari dhe automjeti që përdorej për shpërndarjen e lëndës narkotike.