Një 37-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Ai është kapur me kokainë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.