Një 50-vjeçar shqiptar me banim në Belgjikë u ndalua pasditen e të hënës nga oficerët e Inspektoratit të Policisë Kufitare pranë Anger të Gjermanisë, ndërsa iu gjet një sasi kokaine.

Hetuesit e Schleier gjatë kontrollit në automjet gjetën dhe sekuestruan pak më shumë se 600 gramë kokainë.

Ndaj të akuzuarit, gjykata ka lëshuar një urdhër arresti, ndërsa tashmë ai ndodhet në paraburgim.