Një shqiptar është arrestuar në Mal të Zi. Mësohet se shqiptari u kap me rreth 95 kilogramë marijuanë.
Pasi policia ka kontrolluar automjetin e të riut shqiptar, ka gjetur në bagazh me peshë totale rreth 95 kilogramë, e cila është sekuestruar.
Ndërkohë autoritetet malazeze kanë dyshime droga ka hyrë nga kufiri me Shqipërinë, ndaj po ndërmerren masa dhe veprime të mëtejshme hetimore për zbulimin e identitetit dhe arrestimin e një personi që dyshohet se ka transferuar drogën nga territori i Shqipërisë, para se t’i dorëzohej të arrestuarit.
Gjithashtu shqiptari i arrestuari është dërguar në paraburgim dhe akuzohet për veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike.