Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, për trafik të lëndëve narkotike. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi u kap duke shitur doza të paketuara kokaine. Fillimisht policia vendosi të monitoronte me kujdes lëvizjet e tij, për të dokumentuar aktivitetin e trafikimit të drogës që ai kryente te blerës të ndryshëm. Shqiptari i arrestuar, dorëzonte dozat e kokainës me kërkesë të blerësve të tij në një makinë me qira.
Mediat italiane shkruajnë se oficerët e arrestuan shqiptarin menjëherë, pas shitjes së dozave të lëndës narkotke. Gjatë kontrollit fizik policia gjeti dhe sekuestroi edhe 21 doza të tjera kokaine, të mbështjella me plastikë dhe gati për shitje, si dhe disa kartëmonedha, të ardhurat që vinin nga aktiviteti i paligjshëm. Shtetasi shqiptar, u arrestua nën akuzën e trafikut të drogës.
Arrestimi u bë si pjesë e një përpjekjeje parandaluese dhe represive që synonte luftimin e trafikut të drogës në zonë, pas së cilës hetuesit vunë re lëvizjet e dyshimta të shqiptarit. Hipoteza hetimore, sipas së cilës shqiptari ishte në fakt i përfshirë në trafikun e drogës, u forcua më tej nga fakti se trafikanti ndodhej në vend pa një arsye specifike, pa lidhje profesionale ose personale me zonën.





