Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçë.

Blutë njoftojnë e 41-vjeçari u kap në Kapshticë duke transportuar 6 emigrantë nga vendet e treta.

Njoftimi: 

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Kuç, Devoll, gjatë patrullimit të kryer nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, u kap duke transportuar me automjetin tip “Citroen”, kundrejt fitimit, 6 emigrantë nga Vendet e Treta.