“Detyrim paraqitje” ka vendosur gjykata e Durrësit për Diafet Palushin, i cili tentoi të fuste në Shqipëri 100 460 paund të padeklaruara.
Në seancën gjyqësore të mbajtur më datë 13.08.23, 30-vjeçari ka deklaruar se kartmonedhat e valutës së huaj i ka fituar nga puna që ka kryer prej disa vitesh në emigrim në Angli.
Ndër të tjera ai ka thënë, se shumën prej 100.000 paundësh e kishte marrë për të investuar në shtëpinë e tij.
Pasi ka dëgjuar këtë pretendim dhe nisur prej faktit se paratë iu gjetën në portofolin e dorës, trupa gjykuese vendosi masë shtrënguese atë të “detyrim paraqitje”.
Diafet Palushi, 30 vjeç, banues në Sukth, u arrestua tre ditë më parë në portin e Durrësit, pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Fluksi 3”.





