Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetas, pasi akuzohen për vjedhje.
Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale: B. N., 39 vjeç dhe A. Ç., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur dyert dhe dritaret duralumini në banesën e shtetasve S. Sh. dhe K. O., në Durrës.
Ndërkohë, policia ka zbuluar se këta shtetas janë autorë edhe dy vjedhjeve të tjera, ku kanë vjedhur kabllo elektrike në një pallat të dëmtuar nga tërmeti, si dhe një rrjetë peshkimi, në një anije.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
B. N., 39 vjeç dhe A. Ç., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur dyert dhe dritaret duralumini në banesën e shtetasve S. Sh. dhe K. O., në Durrës.
Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autorë të dy vjedhjeve të tjera, konkretisht:
Më datë 30.03.2022, kanë vjedhur kabllo elektrike në një pallat të dëmtuar nga tërmeti;
Më datë 17.03.2022, kanë vjedhur një rrjetë peshkimi, në një anije.





