Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi janë kapur duke kultivuar kanabis.
Gjatë një operacioni antidrogë pranë Katalunjës, në Pallars Jussà, efektivët e policisë kanë zbuluar një plantacion të madh kanabisi në një pyll midis Senterada dhe Vall Fosca, i cili ishte në pronësi të dy shqiptarëve, të cilët tentuan të arratisen pasi u pikasën nga autoritetet.
Mësohet se pas mobilizimit të policisë spanjolle njëri prej tyre u arrestua, ndërsa shtetasi tjetër ka arritur të largohet dhe mbetet në kërkim.