Katër persona janë proceduar penalisht dhe një i pestë është shpallur në kërkim në Dibër. Mësohet se E.Gj 40 vjeç, Sh.Xh 64 vjeç, A.Gj 67 vjeç, M.Xh 68 vjeç dhe S.T 38 vjeç, prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, dhe më pas lëndën e grumbullonin brenda në pyll për ta fshehur.
Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit S.T.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Kontrolle të shtuara nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 4 shtetas dhe po punohet për kapjen e një shtetasi tjetër.
Sekuestrohen sasi të mëdha lëndë drusore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë intensifikuar kontrollet në terren me patrulla këmbësore dhe me dron, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit dhe si rezultat, u bë e mundur goditja e një grupi që bashkëpunonin me njëri tjetrin duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.
Në vendin e quajtur “Ceka e Xhikajve”, njësia Administrative Arras, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit E.Gj., 40 vjeç; Sh.Xh., 64 vjeç; A.Gj., 67 vjeç; M.Xh., 68 vjeç; duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, të cilat më pas i grumbullonin brenda në pyll me qëllim fshehjen e tyre.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për 4 shtetasit e lartëpërmendur, dhe vijon puna për kapjen e shtetasit S.T., 38 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpunëtor në aktivitetin që kryenin të proceduarit.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.