Katër shqiptare të arrestuar në janar të këtij viti janë lënë në burg nga autoritetet britanike. Bëhet fjalë për shtetasit Enio Kamberi 24 vjeç, Eriton Qato 28 vjeç, Esat Qama 25 vjeç dhe Eduard Rrapushaj, u arrestuan pasi u gjetën me një fermë kanabisi me vlerë 390, 000 paund në Workington.
Sipas medeive të huaja, Policia kishte marrë informacione që grupi vepronte në mënyrë të dyshimtë dhe e ngarkonin drogën një furgon Transit. Ky automjet ishte parë jashtë ambienteve në Market Place, Workington.
Furgoni u ndalua në M6 në Lancashire nga një oficer që ruante vëzhgimin, i cili pikasi se automjeti ishte mbingarkuar. Shoferi ishte Eneo Kamberi, ndërsa pasagjerët Qato dhe Esat Qama të cilët fillimisht dhanë një emër të rremë.
Pasi oficeri nuhati një erë të fortë kanabisi, ai vendosi të kontrollonte furgonin, duke gjetur 120 qese plastike të zeza që përmbanin produkte të mbeturinave, të cilat ishin mbetje të një kanabisi.
Të tre ranë në pranga, si dhe personi i katërt, Eduard Rrapushaj, 37 vjeç, pa adresë fikse, u gjet lart në pronë dhe u arrestua në vendngjarje. Në total u gjetën 246 bimë kanabisi, të cilat nëse do të shiteshin në treg, kapnin vlerën prej 388,680 £.





