Pesë personat të cilët këtë javë u arrestuan nga policia italiane në Ferrara, që sekuestroi një sasi droge prej rreth 120 kg marijuanë janë lënë në burg.
Siç raportojnë mediat lokale, ata dolën para gjykatës që vendosi për të pestë masën e arrestit burg pa afat.
Tre shqiptarët e arrestuar gjatë aksionit të koduar “Cargo” janë Vital Meço, 43 vjeç; Tonin Bibaj, 33 vjeç e Alfred Gjoka, 36 vjeç.
Droga që vinte nga Spanja, nëse shitej do t'i siguronte grupit rreth 1 milionë euro.





