Është lënë në burg çifti shqiptar që u kapën me 19 kilogramë kokainë disa ditë më parë nga policia italiane. 

Dy shqiptarët u arrestuan në kalimin doganor të San Pietro di Stabio me një makinë me targa gjermane.

Mësohet se të rinjtë, përkatësisht djali 33-vjeç rezident në krahinën e Varezes dhe vajza 22-vjeçare në Shqipëri, prej disa kohësh lëviznin nga njëri shtet Europian në tjetrin, derisa u arrestuan.

Hetimi për shqiptarët u udhëhoq nga prokurori publik Marisa Alfier, i cili dha edhe masën "arrest me burg".