Dy persona janë arrestuar sot në Himarë pasi u kapën me euro të falsifikuara.

Policia bën me dije se për këta persona kishte informacione se dispononin kartëmonedha të falsifikuara. Në përfundim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i 49-vjeçarit A. O., banues në Himarë dhe R. O., 22 vjeç banues në Delvinë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Piqerras, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, iu gjetën 4800 euro të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.