Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi kanabisi, të gjetur në një makinë.
Në pranga janë vendosur babë e bir, shtetasin me iniciale F.Sh. 57 vjeç dhe S.Sh. 26 vjeç banues në fshatin Çepunë të Gjirokastrës. Ka nisur një procedim penal ndaj 25-vjeçarit me iniciale E.K. pasagjer në automjetin e ndaluar.
Uniformat blu zhvilluan kontrolle në banesën e të arrestuarve, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi farash të dyshuara të bimës kanabis, 1 armë gjahu, fishekë, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “GREEN SEED”. Sekuestrohen 2075 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 1 armë gjahu, fishekë, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.
Vihen në pranga babë e bir, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “GREEN SEED”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Sh., 57 vjeç dhe S. Sh., 26 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasagjer në mjet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Suzuki”, më të cilin dy të rinjtë po lëviznin në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, u gjet një sasi lënde narkotike.
Në vijim të kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve të arrestuar janë gjetur: një armë gjahu pa lejen përkatëse, fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi fishekësh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 2075 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, një sasi fishekësh, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.





