Policia ka goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje. Uniformat blu kanë vendosur në pranga dy persona, përkatësisht 46 dhe 51 vjeç të cilët iu janë sekuestruar një kallashnikov dhe një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë.

Vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Nr. 5, një 46-vjeçar që u kap me një armë zjarri kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak. Ndërsa nga Komisariati i Policisë Vorë është vënë në pranga një 51-vjeçar që u kap me një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI: 

Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Komisariatit të Policisë Vorë, janë goditur dy raste të armëmbatjes pa leje. Vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Nr. 5, një 46-vjeçar që u kap me një armë zjarri kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak.

Ndërsa nga Komisariati i Policisë Vorë është vënë në pranga një 51-vjeçar që u kap me një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë.
Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 46 vjeç, banues në Paskuqan 2.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti e sekuestroi një kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak. Po nga kontrollet e kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 51 vjeç, banues në Marikaj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një serë pranë banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.