Mesditën e kësaj të enjtje kanë dalë para Gjykatës së Durrësit tre të arrestuarit e operacionit “Binomi” që u kapën me një sasi tritoli, armë e granata.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Barim Florën, 42 vjeç, Ardjan Gjokën, 33 vjeç dhe Jemin Florën, 33 vjeç.

Shtetasit e mësipërm u arrestuan më 1 qershor dhe gjatë kontrollit në automjetin tip “Land-Rover Frilander”, me drejtues shtetasin Jemin Flora dhe pasagjerë dy të tjerët policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

• 1.2 kg eksploziv i paketuar i dyshuar i llojit C-4;

• 2.2 kg lëndë eksplozive e dyshuar tritol;

• 3 granata dore luftarake;

• 4 aparate telefoni celular.