Policia ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi mori nën kërcënimin e armës telefonin e dy vëllezërve dhe i kërkoi një shumë parash për t’ju kthyer telefonin.

Ai i kishte kërkuar 20.000 lekë dy vëllezërve për kthimin e celularit, por pasi i ka marrë ato nuk e ka kthyer celularin.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave dhe celularin që autori u mori dy vëllezërve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Return”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Z. L., 32 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Shkodër .

Ky shtetas në lagjen “Qemal Stafa” dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një celular shtetasit E. M., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me vëllain e tij, dhe një ditë 32-vjeçari, u ka kërkuar 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka marrë por nuk e ka kthyer celularin.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave dhe celularin që ky shtetas i mori dy vëllezërve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.