Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli vendimin për Irena Gjokën, kryetare e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke lënë në fuqi vendimin e KPK-së për lënien në detyrë të saj.
E konfirmuar më herët në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut për të treja kriteret, çështja ndaj Irena Gjokës u apelua nga komisionari publik i cili në një seancë të mëparshme në KPA hoqi dorë dhe kërkoi konfirmim në detyrë të kryegjyqtares së posaçme.
KPA Për pasurinë apartament 71 metra katrorë ka burime të ligjshme , ka mjaftueshmëri financiare. Për pasurinë dy garazhe. Për automjetin tip “Benz” bashkëshorti i saj ka te ardhura per burimet për blerjen e kësaj makine me vlerë 5 milionë lekë të vjetra. Në kushtet kur likuiditeteti i ka krijuar përpara martesës trupi gjykues vlerëson se këto shuma nuk ndikojnë në kuadër të këtij procesi. KPA arrin në përfundimin se Irena Gjoka duhet konfirmuar në detyrë.