Dy persona janë plagosur me mjet prerës dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tyre në lagjen Pelivan Leskaj te Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ardhur si pasojë e një grindjeje që ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje është gjetur dhe thika, po ashtu dy persona te dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar në ambientet e policisë së Vlorës.