Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë.

“Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi Kliton Pira 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj Jawsackie Jaboah 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.“,- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.