Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.

Mësohet se 52-vjeçari shpërndante kokainë. Gjithashtu ai në hetimet e karabinierëve të Borgo San Lorenzos, të cilët i kishin kërkuar Prokurorisë Publike të Firences që të lëshonte një dekret kontrolli ndaj tij.

Ndërkohë gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën 5 doza kokainë dhe afërsisht 500 euro cash, në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të sekuestruara pasi dyshohet se ishin produkte të tregtisë së drogës.

Mëngjesin e 16 shtatorit ai doli para gjyqtarit të Gjykatës së Firences, i cili vërtetoi arrestimin dhe e dënoi me 4 muaj burg narkotrafikantin.