Në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Policisë, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, dy administrator subjektesh në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.
Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative me nga 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.