Feliks Zvajer ishte një nga njerëzit më të kontestuar në ndeshjen e së shtunës në Dortmund.
Penalltia e dhënë prej gjyqtarit në favor të Bajernit shkaktoi pakënaqësi te verdhezinjtë të cilët u ndien të vjedhur.Pas ndeshjes, Zvajer tha për “Sky” se vendimi i tij ishte subjektiv.
“Prekjet me dorë janë shumë të vështira për t’u interpretuar, mendoj që lojtari i Borusias kishte mundësi të shmangte kontaktin me dorë, por nuk e bëri.Mendoj që në këtë rast duhej dhënë penallti dhe ashtu veprova. Akuzat pas ndeshjes? Janë normale në një ndeshje të tillë, emocionet janë shumë të mëdha, trajnerët ashtu si dhe lojtarët reagojnë nën efektin e adrenalinës”, tha arbitri gjerman.





