Prokurori Vladimir Mara në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me operacionin antidrogë në bashkëpunim me autoritetet italiane.
Sipas Marës janë vendosur gjithsej 21 masa të sigurimit personal, ndërsa 20 janë ekzekutuar. Mara shtoi se një prej tyre është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mësohet se në mesin e personave të arrestuar është edhe një efektiv policie i policisë kufitare në Shkodër, i dyshuar për korrupsion. Bëhet fjalë për Marash Gjonin polic i kufirit në Shkodër i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike.
Mara tha po ashtu se të gjitha sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kryer në Shqipëri, ndërsa 3 të tjera në RMV, Greqi dhe Itali.





