Një nënë supozoi se ishte infektuar me Covid kur filloi të mos ndihej mirë, por në fakt rezultoi se ajo ishte shtatzënë me binjakë. Claire Mcwhinnie filloi të ndihej keq në shtator, pasi u kthye në shtëpi nga një udhëtim në Dublin.

Ajo u ndje e sëmurë, e megjithëse mendoi se ishte infektuar me Covid, bëri një test shtatzënie. 42-vjeçarja u habit kur doli se ajo nuk e kishte virusin, por priste një fëmijë. Megjithatë, Claire dhe partneri i saj Geoff Hennefer ishin në një surprizë edhe më të madhe kur zbuluan se ajo ishte shtatzënë me binjakë.

“Shkova për një skanim dhe ata thanë se kishte dy rrahje zemre aty. Unë u trondita. Kam pasur tre aborte dhe kam një numër shumë të ulët të vezëve, nuk e kisha idenë se isha shtatzënë. Shkova në Dublin me vajzat dhe u ktheva dhe nuk u ndjeva mirë. Mendova se kisha Covid, ishte pushimi im i parë larg pas izolimit”, tha ajo.

Claire dhe Geoff mirëpritën binjakët më 11 maj, me peshë pak më shumë se 6 kg secili.