Një nënë e alarmuar për largimin nga shtëpia të vajzës së saj 18-vjeçare, kërkoi në datë 3 tetor ndihmën e policisë së Shijakut për gjetjen e saj.

Shtetasja F.M., 41 vjeçe, banuese në fshatin Sallmone, deklaroi në komisariat se vajza 18-vjeçare J.M. ishte larguar nga banesa pa lënë adresë.

Tre ditë më pas, policia arriti të gjente vajzën e re dhe t’ia dorëzonte atë familjarëve të saj.

Por si në raste të tjera të kësaj natyre, 18-vjeçarja, e pyetur nga efektivët e rendit mbi motivet e largimit, deklaroi në komisariat se ishte larguar me dëshirën e saj.