Një 28-vjeçar në Fier është proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të policisë  dh është ndëshkuar me  masë administrative 70 000 lekë.

I riu u ndalua nga Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Fieri dhe “Shqiponjës”, ndërsa gjatë kontrollit  të dokumentacionit të automjetit “Audi” pa targa,  ky shtetas është larguar, duke bërë që shërbimet e policisë t’i vihen menjëherë në ndjekje dhe të bëjë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij.

Njoftimi i policisë:
U largua gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ndëshkohet me masë administrative 70 000 lekë dhe procedohet penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë, 28-vjeçari.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Audi”, pa targa, që drejtohej nga shtetasi A. A., 28 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ky shtetas është larguar. Menjëherë i janë vënë në ndjekje shërbimet e Policisë të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij. Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu, ai u ndëshkua me masë administrative 70 000 lekë, për shkelje të neneve 93, 99, 190 dhe 191 të Kodit Rrugor.