Pasditen e ditës së sotme është gjetur pa shenja jete një e moshuar 77-vjeçare në një ullishte të fshatit Drisht në qytetin e Shkodrës.
Sipas njoftimit, e moshuara nuk kishte shenja dhune dhe ishte larguar nga banesa një ditë më parë.
Njoftimi:
Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shënja dhune, në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe.
Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.