Djali i mitur i cili kishte humbur ditën e sotme në Elbasan, është gjetur shëndoshë e mirë pas lajmërimit të bërë për largimin e tij.

I mituri me iniciale A. Ç. kishte dalë nga shkolla “Naim Frashëri” në orën 10:00 dhe prej atij momenti nuk është parë më.

Sakaq, ende nuk është bërë e ditur se çfarë ndodhi me 7-vjeçarin pas largimit të tij nga shkolla, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.