Mediat italiane i kushtojnë shkrime shqiptares Sibora Gagani, e cila u zhduk pa lënë gjurmë nga Italia në drejtim të Spanjës.

Rreth tre vite më parë, ajo vendosi të largohej me të dashurin në një shtet tjetër.

Ajo dhe familja e saj prej vitesh jetonin në Itali, ku kishin ngritur jetën e tyre, ndërsa e ëma e Siborës kohët e fundit i është drejtuar emisionit “Chi l’ha visto”, duke kërkuar ndihmën e gjithë atyre që mund ta kenë parë.

E reja jetonte në Itali, por u transferua në Andalusi me të dashurin e vet.

Ajo kishte synim të martohej dhe ia komunikoi mamasë me telefon, por pas saj u zhduk.

Fshiu profilin e saj në FB dhe numri i telefonit nuk ishte më i arritshëm.

Sibora Gagani, 22 vjeç punonte si bariste. U transferua me të dashurin në Torremolinos, në Andalusia (Spagna).  Pasi i tha të ëmës me telefon se do të martohej, nuk pati më asnjë komunikim me të.

Në 14 korrik nëna e saj mori një telefonatë nga ana e të dashurit të saj, që i tregoi se kishin bërë një sherr bashkë dhe ajo kishte ikur pa marrë asgjë me vete

Skeda e Siborës

Seksi: F

Mosha: 22 (në momentin e zhdukjes)

Kombësia: Shqiptare

Sytë: Kaf

Flokët: Kaf

Shenja të veçanta: Disa tatuazhe, një datë në njërin krahë, një yll dhe germën “A” pas qafës, një yll në këmbë dhe një tatuazh edhe në shpinë.