Është arrestuar 28-vjeçari, i cili rreth dy muaj më parë në aksin rrugor Rinas-Kashar, ka përplasur mjetin e shtetasit A. D., duke shkaktuar dëme materiale, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”: S. S., 28 vjeç, banues në Durrës, i cili më datë 23.09.2021, në aksin rrugor Rinas-Kashar, ka përplasur mjetin e shtetasit A. D., duke shkaktuar dëme materiale, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.“,- thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





